Basha-Rames: Ndal dhunen ndaj studenteve, vendi rrezikon konflikt civil | ABC News Albania

Download video Channel: ABC News Albania

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për shtyp i bëri thirrje kryeministrit të vendit Edi Rama që të ndalë dhunën  policore ndaj studentëve, sepse vendi rrezikon konfliktin civil.  Nga ana tjetër, Basha kërkoi hetim për Ramën, Gjiknurin dhe  Qendron,  për tenderin e Unazës së Madhe.

“Dua t’ia them fare qartë sot Edi Ramës. Nfdal menjëherë represionin ndaj studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universitare. Ndal menjëherë dhunën psikike dhe fizike ndaj tyre. Jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në ambientet universitare ku pozhvillohet një protestë dinjotoze europiane. Çdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin drejt një konflikti civil me pasoja të paparashikueshme. Kur qeveria e para pushon dhe dhunon së resoektuari ligjin, popullit i lind e drejta të reagojë me të gjitha format dhe mënyrat. Në veçanti ndaj fëmijëve të tyre. Këto shmangie flagrante të ligjit po e shtyjnë vendin drejt një konflikti civil", theksoi ai.

Më tej ai shtoi se "Në megavjedhjen e Unazës së Re, në 20 mln euro për kilometër pa garë, në zhvendosjen e lumit të Lanës bashkë me Veliajn për të favorizuar trafikantin e drogës në vend që të keni zyrtarë të lartë të arrestuar për këtë aferë po përgatitet përfundimi i ritenderimit të pjesës së kapur në flagrancë nga opozita, media. Është e qartë për çdo shqiptar se i vetmi person që ka fuqinë të detyrojë komisionin e licensave në Ministrinë e Infrastrukturës si dhe të mundësojë regjistrimin e një kompanie fallco në QKR, të detyrojë agjencinë e Prokurorimit Publik të kryejë një procedurë fallco prokurimi dhe të detyrojë policinë për të goditur pronat dhe qytetarët e Unazës së Re është Edi Rama.”

Keyword most popular