Basha: Vendi në kolaps institucional, emergjent krijimi i Gjykates Kushtetuese | ABC News Lajme

Download video Channel: ABC News Albania

Sipas  kryetarit të Partisë Demokratike, vendi ndodhet në kolaps institucional. Lulzim Basha i konsideron emergjente funksionimin e  Gjykatës Kushtetuese dhe një drejtësi penale funksionale.

Kryetari i Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomike të CDU-së Martin Henze ka ardhur ne Shqipëri për të ndihmuar Partinë Demokratike për të zhvilluar programin ekonomik për qeverisjen e vendit. Eksperti gjerman sipas kryetarit të selisë blu Lulzim Basha e gjen vendin tonë në një situatë të vështirë.

“500 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi. Jemi në kolaps institucional, pa Gjykatë Kushtetuese”.

Mungesa e drejtësisë është arsyeja që sipas Bashës invstitorët e huaj nuk e gjejnë tërheqës vendin tonë.

“Asnjë investitor gjerman s’mund të japë para në një vend ku s’ka zbatim të ligjit. Ku ligji është letër pa vlerë. Ku korrupsioni ka shkaktuar institucionet. Për gjashtë vite s’ka investim serioz perëndimor. Dy investimet e fundit u kontraktuan gjatë qeverisjes së PD e po shkojnë drejt përfundimit”.

Që kjo situatë të ndryshojë kryetari i Partisë Demokratike konsideron emergjencë ndërmarrjen e dy  hapave kryesorë.

“Bërja e Gjykatës Kushtetuese.  Drejtësi penale funksionale që ndëshkon politikanët e lidhur me krimin”.

Ndërkohë Basha bëri të ditur edhe shtyllat kryesore të programit ekonomik të Partisë Demokratike. Ndër to renditi përmirësimin e klimës së biznesit, aplikimin e taksës e sheshtë 9%  dhe dhënien fund të politikave klienteliste dhe korruptive. /abcnews.al

Keyword most popular