“Leviza se kisha ftohte”, deshmia e ushtarakut nga grabitja ne Pashaliman | ABC News Albania

Download video Channel: ABC News Albania

“Lëviza nga vendi i punës pasi kisha ftohtë”. Kështu ka deklaruar gjatë dëshmisë së tij një nga ushtarakët e ndaluar pas grabitjes së armëve dhe municioneve në Pashaliman. Për ngjarjen janë ndaluar pesë ushtarakë që ishin në turn kur ndodhi vjedhja.

Burime të ABC News thonë se një nga ushtarakët e ndaluar pas grabitjes që ndodhi ditë më parë në Pashaliman ka deklaruar se nuk ndodhej në vendin e punës në atë moment pasi kishte ftohtë.

“U largova për të shkuar në një vend me ngrohje”, ka thënë ai.

Për këtë ngjarje janë proceduar edhe katër kolegë të tij. Çështja është duke u ndjekur nga Policia Ushtarake dhe rasti do t’i kalojë Gjykatës në Vlorë. Pesë të ndaluarit po mbahen në komisariatin e qytetit. Të gjithë ishin në turnin e rojes në momentin kur ndodhi grabitja. Tre pushkë automatike dhe municione luftarake u grabitën në bazën ushtarake të Pashalimanit. Ngjarja ndodhi natën e së enjtes.

Në lidhje me këtë ngjarje reagoi të premten dhe Shtabi i Përgjishëm i Forcave të Armatosura, i cili ka sqaruar se Policia Ushtarake ka referuar për ndjekje penale në Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme” si dhe për “Vjedhje”.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura siguron se ky rast sporadik nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare./abcnews.al

Keyword most popular