Protesta e studenteve, ngujimi ne auditore vijon edhe ne fundjave | ABC News Albania

Download video Channel: ABC News Albania

Ngujimi i studentëve nëpër auditore i nisur të enjten ka vazhduar edhe në fundjave në Fakultetin Ekonomik dhe atë të Drejtësisë në kryeqytet. Studentët shprehen për vijim të bojkotit deri në përmbushjen e plotë të kërkesave.

Ngujimi i studentëve vijoi edhe në fundjave në Fakultetin Ekonomik dhe në atë të Drejtësisë.  Porta e gardhit rrethues të Ekonomikut ishte e kyçur.

Këtë herë dryni nuk ishte vënë nga studentët, por nga punonjësit e policisë private, me argumentin se institucioni është në ditë pushimi.  Jashtë rrethimit qëndroi edhe një grup studentësh. Ata refuzuan të komentonin arsyen e qëndrimin e tyre pranë fakultetit.

 “Ju lutem, pak më vonë”, dëgjohet të thotë njëri nga studentët.  

Porta e rrethimit qëndroi e mbyllur dhe tek Fakulteti i Drejtësisë, ku numri i të ngujuarve është me i madh. Për shkak të derës së kyccur, hyrje daljet bëheshi falë dritares.

 “Të gjithë studentët do të bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin. Të gjitha fakultetet do të bashkëbisedojnë. Studentët do të dalin me një vendim të përbashkët ku do të vendosim se çfarë do të bëhet në ditët e ardhshme. Kjo kauze konsiderohet akoma shumë e fortë dhe nuk është se i ka rënë fryma. Por thjesh shumica e studentëve janë në bojkot”, tha një student.

Më tej një studentë u shpreh se: “Ne kemi bërë votime nëpër fakultete dhe shumica dërmuese janë për të vazhduar bojkotin dhe ngujimin”.

 Ngujimi i studentëve në auditorët e fakulteteve nisi të enjten. Gjatë ditëve të para u regjistruan dhe ndisa përplasje mes tyre dhe punonjësve të policisë, të cilët u futën brenda auditorëve./abcnews.al

Video Liên Quan
Keyword most popular