Vlore, vritet me arme gjahu kryetari i fshatit Kote | ABC News Lajme

Download video Channel: ABC News Albania

Kryetari i njësisë administrative Kotë, Fatmir Hodo, është qëlluar me armë gjahu në lokalin e fshatit nga një tjetër klient që ndodhej aty. Sipas policisë së Vlorës, autori pas krimit është larguar nga vendngjarja, por brenda pak minutash është bërë i mundur arrestimi i Admir Delaj në banesën e tij.

Forca të shumta policie ishin vënë në ndjekje të tij. Blutë e Vlorës kanë sekuestruar edhe çiften me të cilën Delaj kreu vrasjen.

Nga burime të ABC News mesohet se autori dhe viktima kanë patur një konflikt të çastit për arsye banale. Më pas Admir Delaj është larguar nga lokali dhe është rikthyer sërish i armatosur për të vrarë Fatmir Hodon. Pasi e ka qëlluar me çifte ështe larguar prej aty.

Disa ditë më parë autori dhe viktima ishin përfshirë në një tjetër konflikt me njëri-tjetrin. Të dy kanë qenë duke pirë kafe në të njëjtin lokal ku ndodhi krimi. Dyshohet se sherri mes tyre të ketë nisur për një konflikt të çastit, por grupi hetimor po heton edhe në një pistë tjetër atë të pronësisë./abcnews.al

Video Liên Quan
Keyword most popular